Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake i dërgon dhurata, por Jennifer Lopez nuk dëshiron të jetë një nga “vajzat” e tij

Drake i dërgon dhurata, por Jennifer Lopez nuk dëshiron të jetë një nga “vajzat” e tij
December 22
13:29 2016

Dyshja e këngëtarëve ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve që pas një darke prej së cilës lindën shumë thashetheme.  Reperi Drake ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjeve të tij, më herët me Rihanna-n, më vonë me Taylor Swift dhe  e fundit me këngëtaren Jennifer Lopez.

Përkundër këtyre aludimeve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë, raportimet e fundit thonë se J.Lo nuk ka asnjë interes për të qenë “një nga vajzat e Drake”. “Ai është seksi, i pasur dhe një nga reperët më të famshëm në botë, por pavarësisht kësaj ajo nuk dëshiron të jetë një nga të dashurat e tij. Nuk dëshiron ndoshta të përfshihet në një lidhje që nuk do të ketë një fund të mirë”,- është shprehur burimi.

Kujtojmë që Drake e ka deklaruar hapur dashurinë e saj për Rihanna-n, edhe pse çdo gjë mes tyre mori fund shumë shpejt. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse Jennifer nuk dëshiron të hedhë hapa të tillë. “Jennifer i do të gjitha dhuratat që ai i ka dhënë, por ajo është në mëdyshje për të vazhduar më tej. Ata po punojnë bashkë për një këngë”,- ka shtuar burimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje