Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake feston ditëlindjen! Zgjohet pranë një gruaje të veçantë dhe ajo nuk është Rihanna…

Drake feston ditëlindjen! Zgjohet pranë një gruaje të veçantë dhe ajo nuk është Rihanna…
October 25
11:51 2016

Pas një feste të paharrueshme për ditëlindjen e tij, Drake është zgjuar në krahët e një gruaje të veçantë për të.

Reperi i njohur ka festuar ditëlindjen e tij të dielën vonë në mbrëmje në Delilah në Los Angeles dhe e ka nisur vitin e ri të jetës përkrah një femre të njohur.

“U zgjova dhe pashë në shtëpinë time gruan më të bukur që kam parë ndonjëherë”,- ka shkruar ai në Instagram. “Faleminderit @ovogelo @valvogt dhe sigurisht Sade!”

Bëhet fjalë për një dhuratë ditëlindjeje nga  këngëtarja e njohur Sade. Këngëtarja e  hitit “Smooth Operator” i ka dhuruar reperit një kornizë me mbishkrimin: “24 tetori ishte një ditë e mrekullueshme. Me dashuri, Sade!”

Në festën e ditëlindjes së Drake ishin të ftuar rreth 170 persona, midis tyre Katy Perry, Taylor Swift, John Mayer, Jamie Foxx, Shay Mitchell, French Montana e shumë të tjerë.

“Ishte një festë intime mes miqsh e familjarësh. Filloi rreth orës 9:00 të darkës dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Drake ishte shumë i lumtur gjatë gjithë kohës”,- ka thënë një burim për E!online.

Ndërkohë që merrte dhuratat e ditëlindjes, reperi gjithashtu kishte një surprizë për të gjithë të ftuarit. Ai njoftoi se në muajin dhjetor do të sjellë projektin e ri me titull “More Life”. /Blitz.al/

Woke up to see the most beautiful woman ever in my house. Thank you @ovogelo @valvogt and of course SADE!!! 🎁🌺

A video posted by champagnepapi (@champagnepapi) on

Komento
Shperndaje