Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake: E dua shumë Nicki Minaj, por i dashuri i saj na e ka ndaluar të flasim

Drake: E dua shumë Nicki Minaj, por i dashuri i saj na e ka ndaluar të flasim
April 30
12:15 2016

Mbrëmjen e djeshme, në prag të daljes së albumit të tij të 4-t “Views”, reperi Drake i është përgjigjur pyetjeve të Zane Lowe të radios Beats 1 sa u përket marrëdhënieve që ruan ose jo me këngëtarët e tjerë të famshëm.

  • Për marrëdhënien me Rihanna-n

“Bashkëpunimet nuk do të kishin gjithë atë sukses pa Rihanna-n, apo jo? Ne punojmë shumë mirë si një grup. Çdo nuancë, çdo pjesë e ritmit ka qenë perfekte. Kjo e bëri të mundur suksesin”.

Më pas, duke iu referuar zërave për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, ai shprehet:

“Ne nuk po lëmë asnjë shenjë te publiku, nuk po i kushtëzojmë ata. Muzika që bëjmë apo energjia jonë është e pastër”.

  • Për Jay-Z

“Shpesh unë dhe  Jay-Z pozicionohemi në anët e kundërta të diskutimeve, ideve, por kemi një respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit”.

  • Për Kanye West

“Kanye është një nga personat e mi të preferuar. Shpresoj që të kemi ndonjë bashkëpunim së shpejti. E kemi menduar këtë gjë, por të presim…”

  • Në fund është shprehur edhe rreth marrëdhënies së komplikuar me Nicki Minaj, e cila shkaktoi jo pak polemika me të dashurin e saj, Meek Mill

“Në të vërtetë nuk flas më me Nicki-n. Ajo është një nga personat që dua shumë. Në fakt, kemi “rënë dakord” ashtu siç do doja që ajo ta bënte, me klas. Do të kem gjithmonë respekt dhe dashuri për të, por fatkeqësisht nuk kemi folur”.