Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake dhe Chris Brown telefonojnë Rihanna-n pas sulmit në Nice

Drake dhe Chris Brown telefonojnë Rihanna-n pas sulmit në Nice
July 16
15:38 2016

Rihanna ndodhej në Nice, Francë, ditën që ndodhi sulmi.  Ajo është tronditur nga kjo tragjedi dhe madje ka anuluar edhe koncertin e saj. Familjarët, miqtë  dhe producentë të mëdhenj janë shqetësuar dhe e kanë telefonuar Riri-n shpeshherë për të pyetur për gjendjen e saj.  Producentët kanë thënë: “Ne jemi të kënaqur që Rihanna është mirë dhe ka mbështetje”.

Por jo vetëm kaq,  Drake dhe Chris Brown janë shqetësuar për këngëtaren dhe e kanë telefonuar atë. Riri, mesa duket, është lumturuar nga telefonatat e tyre dhe ka thënë se i është bërë qejfi që njerëzit më të afërt kanë shprehur shqetësim dhe janë kujdesur që ta mbështesin atë në këtë moment tronditës.

Etiketimet
Vip
Shperndaje