Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake dhe Bella Hadid në një romancë dashurie?! Ja si qëndron e vërteta…

Drake dhe Bella Hadid në një romancë dashurie?! Ja si qëndron e vërteta…
October 12
11:54 2017

Reperi i njohur Drake dhe modelja Bella Hadid kanë nxitur shumë thashetheme javë më parë se mund të ketë lindur një romancë mes tyre. Dyshimet lindën sepse Drake mori pjesë në një “party” që u organizua për ditëlindjen e 21-të të modeles. Por një burim për US Weekly ka hedhur poshtë gjithçka duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë përveç miqësisë.

Reperi ishte një nga të ftuarit në ditën e rëndësishme të Hadid, sepse lista ishte shume e gjatë dhe burime nga brenda festës kanë shkruar se rreth 30 persona morën pjesë në festë, ndër ta edhe reperi Travis Scott, Dj i famshëm Martin Garrix , menaxheri i talenteve Scooter Braun si dhe motra e Hadid bashkë me të gjithë shoqërinë e modeles.

Nëna e Bella’s e ftuar në një emsion live dhe e pyetur se a ka diçka mes vajzës së saj dhe Drake ështe përgjigjur duke qeshur: “Po talleni? Dua të them, ata janë miq!”. /Blitz.al/

Shperndaje