Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drake anashkalon Nicki Minaj, reperja “shpërthen” në kamera!

Drake anashkalon Nicki Minaj, reperja “shpërthen” në kamera!
May 22
15:59 2017

Mbrëmja e kaluar e Billboard Music Awards ishte e gjitha e reperit të njohur Drake.

Ai çoi në shtëpi 13 trofe, duke u bërë kështu artisti i vetëm me numrin më të madh të çmimeve.

Drake u nderua edhe me “Top Billboard 200 Album”, për të cilin u ngjit në skenë duke dhënë edhe një fjalim mjaft “funny”. Për një moment, reperi i “One Dance” thotë: “Ne jemi të gjithë këtu, në tokë për një kohë të limituar dhe duhet të ndajmë dashuri me njëri-tjetrin për aq kohë sa jemi këtu”.

Më pas, ai vazhdon: “Dua të them që Vanessa Hudgens…dukesh e mrekullueshme sonte!”.

Kaq ka mjaftuar që Nicki Minaj, një nga miket më të ngushta të reperit të reagojë nga audienca duke bërtitur: “Po unë Drake? Po unë?”.

Sigurisht, kjo ishte një shaka nga ana e Nicki-t sepse pak çaste më vonë, Drake i drejtohet: “Nicki Minaj, jam kaq i lumtur që u kthyem sërish siç ishim sepse të kam shumë xhan e nuk dua të jemi ndryshe”.

Drake dhe Minaj ishin dy nga artistët më të përfolur të mbrëmjes, të cilët dhanë edhe dy performanca mjaft mbresëlënëse në skenën e Billboard Music Awards. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje