Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dr. Luke merr hak ndaj Kesha-s. Këngëtarja tashmë në bankën e të akuzuarit

Dr. Luke merr hak ndaj Kesha-s. Këngëtarja tashmë në bankën e të akuzuarit
August 16
13:35 2016

Çështja Kesha-Dr.Luke tashmë është kthyer në një telenovelë.

Pas lajmeve se Kesha kishte tërhequr akuzat ndaj producentit të saj, Dr. Luke, ky i fundit depozitoi në New York padinë, ku akuzonte këngëtaren për shkelje të kontratës me të dhe me kompaninë.

Sipas Billboard, Kesha do të kundërshtojë në bankën e të akuzuarit pretendimet e producentit të njohur, por këtë herë nuk do të hapë më çështjen e abuzimit seksual.

Tashmë, Kesha nga një sulmuese është kthyer në pozicion mbrojtjeje pasi Dr. Luke ka fituar në tavolinë pjesën më të madhe të akuzave, ku ndër të tjera edhe atë të prishjes së kontratës me Kemosabe Records.

“Do të vazhdoj të luftoj për të drejtat e mia në New York”, – shprehet këngëtarja për Billboard.

Ajo i ka depozituar Sony-t plot 28 këngë, por deri tani çdo projekt ka mbetur pezull.

Komento
Shperndaje