Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorina Mema: Unë, e para shqiptare mes yjeve botërorë të fitness-it

Dorina Mema: Unë, e para shqiptare mes yjeve botërorë të fitness-it
August 30
21:33 2016

Modelja e fitness-it, Dorina Mema, ka dashur të ndajë një superlajm, – siç ajo vetë e quan, – me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Vetëm pak minuta më parë ajo ka postuar një shkrim në Facebook, ku shprehet e lumtur se do të jetë e ftuar në paradën e yjeve të fitness-it botëror në Beverly Hills.

“Kam një superlajm! A e dini se për herë të parë një atlete shqiptare është e ftuar në paradën e yjeve të fitness-it botëror? Jam shumë e lumtur që ata më bënë pjesë të paradës në Beverly Hills Hollywood. Së shpejti do të jem pjesë dhe atlete e “WBFF” nga kanë dalë ata që dikur unë i ëndërroja… Dhe sot jam vetë”, – shprehet Dorina.

Kështu pra, pas një sërë arritjesh në Shqipëri dhe pas shpalljes kampione, Dorina sheh t’i realizohet një tjetër ëndërr, të përfaqësojë vendin e saj në arenën ndërkombëtare, në atë që di të bëjë më mirë. /Blitz.al/

Shperndaje