Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorina Mema sulmon Encën. Përgjigjja e këngëtares do t’ju habisë

Dorina Mema sulmon Encën. Përgjigjja e këngëtares do t’ju habisë
September 22
19:16 2016

Sportistja Dorina Mema ka “sulmuar” Encën në një intervistë të dhënë për revistën “Panorama”.

Ajo është pyetur se cilin personazh të njohur do të sillte në formë, pasi dihet që Mema lakohet për trupin e saj të tonifikuar.

“Enca”, – është shprehur sportistja. “Do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj”.

Nga ana tjetër, Enca ka zgjedhur t’i përgjigjet me shumë ironi në SnapChat.

“Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër e dashur”, – shkruan këngëtarja e “Bow Down”.

Fjalinë e saj, këngëtarja e ka shoqëruar me emoji-n e të qeshurës, duke na treguar se nuk ka ndërmend të merret me diçka të tillë dhe se nuk e merr fare seriozisht. Kjo edhe për faktin se nuk ka kohë për gjëra të tilla pasi pritet të publikojë këngën e saj më të re, të titulluar “Love On My Body”. Pra, nëse doni famë nëpërmjet Encës, më mirë “paguani”! /Blitz.al/

 

          Pjesë nga intervista e Dorina Memës:

 

 

 

Komento
Shperndaje