Blitz

 Breaking News

Dorina Mema: Qenit i kam blerë 80 euro xhup

Dorina Mema: Qenit i kam blerë 80 euro xhup
April 29
19:52 2020

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja e fitness-it Dorina Mema. Ajo tha se qeni i saj “Boo”, është si një njeri për të dhe e mban gjatë gjithë kohës pas vetes. E pyetur nga Bieta se sa ka qenë shuma më e madhe e parave e shpenzuar për “Boo-n”, Dorina u shpreh se 1500 euro ka shpenzuar për ta kuruar, pasi ishte sëmurë, ndërsa 80 euro i ka blerë një xhup në Bruksel.

E pyetur për udhëtimin më luksoz që ka bërë “Boo”, modelja u shpreh se ka qenë në Dhërmi. Por thotë se i ka “premtuar” qenit se do të shkojnë bashkë në një ishull të Tajlandës.

 

Share