Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të kaloni natën me Justin Bieber? Ja sa “pak” duhet të paguani!

Doni të kaloni natën me Justin Bieber? Ja sa “pak” duhet të paguani!
November 07
18:45 2016

Jeni fansa të çmendur të Justin Bieber dhe doni ta takoni e të kaloni pak orë me të? Atëherë ju kemi gjetur zgjidhjen!

Justin dhe Skrillex do të organizojnë një koncert gjigant në Majami për festën e Vitit të Ri dhe me 500,000$ ju mund të përfitoni një paketë VIP Premium, ku përfshihet kalimi i festave me këngëtarin kanadez.

Sigurisht, me pagesën e gjysmë milionit ju mund të merrni edhe miq me vete në rezidencën Fontainbleau Miami Beach, me një pishinë, vetura luksoze dhe me shampanjë 6,500$. Me këtë paketë, ju i siguroni vetes një tavolinë pranë skenës së Bieber dhe në festën e mesnatës nga Skrillex.

Ok, sa të mendoheni, po ju tregojmë se Justin ka mbajtur një koncert falas në Toronto këtë të premte. Kështu që, mendohuni mirë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje