Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni një trup si të modeles Teyana Taylor? Tani e keni mundësinë!

Doni një trup si të modeles Teyana Taylor? Tani e keni mundësinë!
October 29
10:25 2016

E mbani mend Teyana Taylor? Nëse jo, atëherë kujtoni videoklipin e Kanye West, “Fade”.

Modelja me një trup perfekt e të tonifikuar, që u bë kryetitull i lajmeve në muajin gusht, është rikthyer, por këtë herë për një program fitness-i, të cilin do ta promovojë me një turne botëror.

Kjo është bërë e ditur nga vetë modelja me një postim në Instagram, ku tregon edhe titullin e këtij projekti. “The Fade 2” quhet ky program fitness-i, për të cilin Teyana shkruan: “Të gjithë më pyesin se çfarë bëj për të pasur këto forma. Nëse doni ta dini sekretin tim, regjistrohuni dhe merrni më shumë informacion për programin e finess-it dhe kërcimit, ashtu sikurse edhe për turneun”.

Interesante? Më shumë se aq. Teyana do të mësojë vajzat të kenë një trup aq të tonifikuar sa të sajin, kështu që djema e kuptuat ku t’i dërgoni të dashurat? /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje