Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni më nga Damiano? Këtë herë ka qenë ai që ka takuar banorin përpara se të hynte në “Big Brother”

Doni më nga Damiano? Këtë herë ka qenë ai që ka takuar banorin përpara se të hynte në “Big Brother”
May 24
13:04 2017

Ditën e djeshme, një foto që Damiano, ish-banor i “Big Brother”, postoi në rrjete sociale ngjalli kuriozitet dhe reagim të menjëhershëm të publikut. Ai demaskonte përmes saj lojën e disa nga banorëve që aktualisht janë në shtëpi duke treguar se Olsi, Fiorentina, Musa dhe Denisi njiheshin përpara se të futeshin në “Big Brother”. Në foton e publikuar ata shfaqeshin duke ngrënë drekë. Por duket se nuk kanë qenë të vetmit që janë njohur jashtë shtëpisë. Edhe Damiano njihte personalisht një nga banorët aktualë të “Big Brother”.

Bëhet fjalë për Elsamedin, i cili hyri në shtëpi pas përjashtimit të Damianos. Elsamedi duket se përpara se të futej e kishte ndjekur me vëmendje lojën e banorëve dhe bënte tifo për Damianon. Në një foto në Instagram-in e tij, ai ka shprehur konsideratë për ish-banorin duke shkruar:

“Suksese Damiano në “Big Brother 9”! Miku im, të uroj të kesh sa më shumë sukses gjatë qëndrimit tënd brenda në shtëpi!”

Elsamedi hyri në shtëpi pas largimit të Damianos, por ka po të njëjtët kundërshtarë si ky i fundit. Marrëdhëniet e tij me Fiorentinën dhe Olsin nuk janë edhe aq të mira./Blitz.al/

Shperndaje