Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donaldi, Romeo dhe Bora në një emision? Ja çfarë thotë moderatorja

Donaldi, Romeo dhe Bora në një emision? Ja çfarë thotë moderatorja
April 05
15:31 2019

Para pak kohësh, të ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, aktorët e humorit, Donald dhe Romeo Veshaj zbuluan detaje nga projekti i tyre i rradhës. “Kemi një projekt tonin, që është pak shpejt ta themi se çfarë është. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë një spektakël humori, do të jetë diçka ndryshe nga ajo që në Shqipëri jemi mësuar të shohim”- rrëfyen ata. Madje ata thanë se projekti do të shfaqet në Vizion Plus, ndërkohë që burime të ndryshme kanë pohuar se emisioni do të jetë në formën e një “Late Night Show”, me surpriza dhe biseda intersante.

Titulli i emisionit mendohet se do të jetë “3-shat”. Në fakt, para pak ditësh, ishte moderatorja Bora Zemani, e cila publikoi një foto në Instagram me binjakët, dhe bashkangjitur me të shkruajti: “3shat”. Nisur nga kjo, besuam që ndoshta Bora do të jetë përkrah tyre në këtë projekt të ri.

Tani, dyshimet në lidhje me këtë sapo na u shtuan, e kjo për shkak të postimeve të fundit të moderatores së “Këngës Magjike” në Instagram. Në rubrikën “Ask me a question”, ajo i ka pyetur ndjekësit se si e mendojnë projektin e saj të ardhshëm. Të shumë kanë qenë ata që kanë vendosur televizionin dhe një emision të ri si mundësi dhe Bora nuk e ka mohuar këtë gjë. Pothuajse në të gjitha përgjigjet ajo ka vendosur emojin që nënkupton “nuk flas dot”, por nuk ka hedhur poshtë asgjë.

 

Dhe kur u përmendën Romeo dhe Donaldi dhe teoria e bashkëprezantimit, ajo bëri të njejtën gjë. Gjithsesi në fund Bora u shpreh: “Nuk po publikoj më nga përgjgijet tuaja se janë pafund. Porojekti i rradhës ka lidhje me TV. Shumë shpej do të vij me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur. Mezi po pres..shihemi së shpejti. P.s I gjetët dhe disa nga planet e së ardhmes. Se cilën do bëj të parën nuk e di, por do ju pyes edhe për këtë. Pyetjet e tjera do jenë për ato gjëra që më sugjeruat ju vetë.”

Okay, tani gjithësecili mund ti nxjerrë vetë përfundimet e veta. E rëndësishme është që Bora do vijë me një emision dhe ne po e presim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje