Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump, viktimë e vandalëve në Hollywood

Donald Trump, viktimë e vandalëve në Hollywood
October 26
19:15 2016

Nëse nuk e dinit, kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, ka një “Hollywood Star Walk of Fame”, gjë që është gati e paarritshme apo ëndërr për shumicën e artistëve amerikanë, britanikë e ndërkombëtarë.

Domethënë kishte, sepse nuk e ka më!

Një person i panjohur e ka prishur atë me kazmë, duke u shtirur si një punonjës dhe policët nuk kanë bërë gjë sepse ishte tepër vonë për të riparuar dëmin.

“Ylli” i Trump është bërë vazhdimisht objekt tërheqjeje për vandalët dhe persona të tjerë, të cilët kanë vizatuar figura të papërshtatshme e qesharake për të tallur manjatin amerikan.

Nuk e dimë nëse Trump do të “rimarrë” një “yll” tjetër, por tashmë vëmendja e tij është drejtuar e gjitha nga zgjedhjet për president. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje