Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump publikon foto nudo

March 24
17:50 2016

Ditët e fundit, Donald Trump ka bërë një sërë postimesh në mediat sociale duke sulmuar kandidatin rival republikan, Ted Cruz, por ndryshe nga herët e tjera, ai përdori një taktikë dinake.

Nxitur nga reklama ku thuhej “Njihuni me Maleni Trump, Zonja e ardhshme e Parë; ose “Mund të mbështetni Ted Cruz të martën”; Trump ka publikuar foton nudo të 16 viteve më parë të Heidi Cryz, bashkëshortes së Ted Cruz. Përveçse ka publikuar foton, ai ka filluar të bëjë deklarata kundër çiftit, me qëllimin e fitimit të garës Cruz-Trump.

Reagimi i Heidi-t ka qenë i qetë, ndryshe nga Trump, duke thënë: “Nuk jemi të shqetësuar sepse ato që thotë Trump nuk merren për bazë. Ne jemi të fokusuar në fushatën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Këto veprime të Trump vijnë si rrjedhojë e fushatës agresive të tij për të fituar Shtëpinë e Bardhë dhe ka arritur të zërë pozicione të mira në sondazhet e republikanëve, por në ato të rangut kombëtar ai mundet nga Hillary Clinton, kandidatja e demokratëve për president.

Donald Trump ‘publikon’ foto nudo