Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump lë “me gisht në gojë” Kanye West

Donald Trump lë “me gisht në gojë” Kanye West
January 19
16:04 2017

Një nga personat që është parë pranë presidentit Donald Trump pas zgjedhjeve elektronike është edhe reperi Kanye West.

Pavarësisht kësaj, ai nuk është ftuar për të performuar në ceremoninë e inaugurimit të biznesmenit, tashmë president i SHBA-së.

“Ne s’i kemi kërkuar atij të performojë. Ai është i paparë. Përveç kësaj, ai e konsideron veten mik të presidentit të zgjedhur, por nuk është në listën tonë”, – ka thënë zëdhënësi i Komitetit të Inaugurimit Presidencial, Tom Barrack.

“Lista që kemi ne është e mbushur plot, madje me shumë emra të paparë dhe do të jetë diçka tradicionale”, – ka shtuar ai.

Vitin e kaluar, West tregoi në një koncert se kishte votuar për Trump, ndërkohë, dhjetorin e kaluar, ai u takua në kullën “Trump” për të diskutuar “çështje multikulturore”.

Trump nuk ka rezervuar artistë të nivelit të lartë, pasi ka perceptuar një ide krejt tjetër të inaugurimit. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë nesër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje