Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump ka fyer “Miss Univers”-in: Ti je “Miss Derrkucja”

Donald Trump ka fyer “Miss Univers”-in: Ti je “Miss Derrkucja”
May 24
13:43 2016

Alicia Machado, e cila u shpall “Miss Venezuela” në vitin 1995 dhe një vit më pas u kurorëzua “Miss Universi”, ka treguar për revistën “Inside Edition” se është përballur me dhunë verbale gjatë gjithë kohës nga Donald Trump.

“Ai më quante vazhdimisht “Miss Derrkucja” dhe kjo gjë më bëri të kaloja në depresion. Përveç kësaj, ai fliste nëpër intervista për mua dhe peshën time duke më quajtur një “makinë ngrënëse”.

Pas disa muajsh pasi kisha filluar të shtoja në peshë, ai thirri një grup të madh televizionesh të më filmonin teksa unë isha në palestër. E transmetuan kanalet më në zë.

Pas transmetimit u sëmura dhe u bëra anoreksike dhe bulimike për 5 vite. M’u deshën 20 vite dhe një grup psikologësh që ta kaloja atë periudhë të tmerrshme”.

Kjo nuk mbetet vetëm në kuadrin e një deklarate të Machado, sepse vetë Trump ka pranuar për “Times” se kishte ushtruar presion të vazhdueshëm mbi të.

Alicia, në proces të fitimit të nënshtetësisë amerikane, do të jetë e lirë për të votuar në zgjedhjet e nëntorit.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje