Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dona sapo postoi foton e Musa-s me të dashurën e tij të re dhe i gjithë rrjeti u çmend! 

Dona sapo postoi foton e Musa-s me të dashurën e tij të re dhe i gjithë rrjeti u çmend! 
September 22
19:54 2017

Me siguri i mbani mend Donën dhe Musën nga ky edicion i fundit i Big Brother. Dyshja simpatike sapo dolën nga shtëpia qëndruan bashkë për disa muaj madje duke provuar edhe bashkëjetesën por idea që Musa e ka ngritur jetën e tij në Itali dhe Dona këtu në Shqipëri u bë pengesa që në fakt çoi dhe në ndarjen e tyre.

Por një postim shumë i çuditshëm i Donës vetëm disa minuta më parë ka trazuar rrjetin. Ajo ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet Musa dhe një vajzë e panjohur në krahët e tij, çka na bën të besojmë se është e dashura e tij e re. Mbi foto Dona ka ngjitur disa ‘emoji’ duke qeshur e duke duartrokitur, një ironi e pastër kjo ndaj ish të dashurit të saj.

Ore, e kemi thënë ne, Big Brother-i më interesant ndodh jashtë shtëpisë. /Blitz.al/

Shperndaje