Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dojna Mema dhe Sara Kapo sjellin Shote Galicën e kohëve moderne

September 02
17:40 2016

...

Kryengritësja kosovare, që luftoi për bashkimin e viseve shqiptare, do të gjallojë sërish falë idesë origjinale të moderatores së “Top Albania Radio”, Dojna Mema, projekti i së cilës bëri për vete edhe Kryeministrinë.

Bëhet fjalë për një dokumentar me metrazh të shkurtër, me të cilin Dojna ka “thyer” kufijtë historikë për të sjellë në qendër të vëmendjes pak më tepër nuanca feminiliteti, të asaj heroine që fshihej nën veshjen mashkullore dhe armëve, por që në fund të fundit mbetej grua.

Dhe Shota e ditëve të sotme nuk ndryshon shumë… Ajo do të vijë te publiku shqiptar si një femër e fortë, e pavarur, pa komplekse dhe e karakterizuar nga kuraja.

Më shumë se sa një dokumentar historik, “Shota” ka tonet e një dokumentari feminist! Historia tregohet përmes Sarës së bashku me dy vajza të tjera, një modele dhe një kosovare që ka përjetuar Luftën e Kosovës. Vajzat me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra ftohen për të bërë audicion mbi rolin e Shotës.
E pikërisht për këtë rol, regjisorja Dojna Mema zgjodhi Sara Kapon! Premiera e dokumentarit “Shota” do të mbahet më 22 shtator, ora 19:00, në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, e cila herë pas here hap dyert për promovime të ndryshme kulturore.
/Blitz.al/

 

#22shtator 😉

A video posted by Dojna Mema (@dojnamema) on

Komento