Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do t’ju vijë për të qeshur me reagimin e Alfios kur bëhet xheloz për Fatmën

Do t’ju vijë për të qeshur me reagimin e Alfios kur bëhet xheloz për Fatmën
April 21
17:24 2019

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Prej kohësh në një lidhje, dyshja e njohur vendosi ta bënte publike lidhjen vetëm pak javë më parë edhe pse mes miqve të ngushtë kjo gjë dihej prej kohësh.

Këtë të shtunë Fatma Methasani ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.

Ajo ka folur për bashkëjetesën me Alfion dhe planet e tyre për dasmë. Moderatorët e kanë pyetur Fatmën se  kush është më xhelozi prej tyre.

“Nuk jam xheloze. Por mendoj se është merita e Alfios. Mendoja gjithnjë se duhet ta mbaja veten të mos isha xheloze por do ti që ka nxjerrë anën timë më të mirë dhe sikur s’po më lë të shpërthej. Episode xhelozie sa të duash. Mjafton të hapësh inboxin. Ai është natyrë e qetë, i dëgjuar. Ta shpjegon ndërkohë që unë jam më “nevrike”.

Ai nga ana tjetër e tregon (xhelozinë) në mënyra shumë të çuditshme. Për shembull nëse i thua kë të hedh këtë foto apo këtë tjetrën. Ai zgjedh gjithmonë atë që jam më keq.”,- ka treguar Fatma.

Por përse zihen Alfio dhe Fatma?

“Zihemi për gjëra kështu skandaloze. Jo pse u fute ti i pari në ashensor, jo dua ta shtyp unë. Sa herë që kthehemi në shtëpi dalin (komshinjtë) dhe na thonë a mund të mos bëni më zhurmë ju të dy? Më grindavece jam unë, dua të krijoj probleme nga asgjë, më mërzit rutina.”,- ka shtuar ajo./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje