Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Do të martoheshim për një vit por unë s’dija gjë fare”,- Si reagoi Fatma pasi Alfio tregoi planet për dasmë në “Thumb”

“Do të martoheshim për një vit por unë s’dija gjë fare”,- Si reagoi Fatma pasi Alfio tregoi planet për dasmë në “Thumb”
April 21
17:34 2019

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë çifti më i bukur i momentit dhe për këtë nuk ka dyshim.

Pasi  kanë treguar se kanë nisur bashkëjetesën, fansat janë duke pritur lajmërimin pë dasmën e tyre.  Në një intervistë për ‘Thumb’ pak javë më parë Alfio ka  folur për planet për dasmë.

“Në 2020-ën mbase”,- është shprehur Alfio duke na suprizuar të gjithëve. Por si ka reaguar Fatma kur e dëgjoi këtë deklaratë të tijën në televizor?

E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” Fatma tregoi se nuk ishte në dijeni fare të asaj që Alfio kishte thënë.

“Nuk e mban mend (deklaratën). Kur e pashë episodin e Thumb-it unë ngela, “Uau”.  Ne të dy dolëm si komshinj të largët, se s’më kishte thënë gjë mua ai. Unë s’dija që e kishte thënë këtë në një intervistë. (Martesën) Më shumë e bisedojnë familjarët. Por që e kemi biseduar, kur jemi mirë me njëri-tjetrin flasim për martesën. Deri tani kemi folur secili për festën e beqarisë së vetë. Nuk është se kemi bërë plan por është diçka që mezi e presim. Po dua të vishem me fustanin e bardhë.”,- ka thënë Fatma duke shtuar se që të dy e duan dasmën, edhe pse ende nuk e kanë vendosur një datë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje