Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do të luajë rolin e Barbie-t, këto foto tregojnë se aktorja është zgjedhja perfekte

Do të luajë rolin e Barbie-t, këto foto tregojnë se aktorja është zgjedhja perfekte
January 09
20:25 2019

Warner Bros dhe Mattel kanë firmosur bashkëpunimin për të sjellë sërish “Barbie” në ekran. Aktorja që është zgjedhur për rolin e saj është Margot Robbie.

“Të luash me Barbie promovon vetëbesim, kuriozitet dhe komunikim në rrugëtimin e një fëmije në zbulimin e vetes. Në 60 vitet e brand-it, Barbie ka fuqizuar fëmijët që të imagjinojnë veten në pozicione inspiruese që nga princeshë e deri në president. Jam shumë e nderuar të ndërmarr këtë rol dhe të prodhoj një film që besoj se do të ketë një impakt jashtëzakonisht të madh te fëmijët dhe audienca nëpër botë.”- është shprehur vetë aktorja.

Po aq i rëndësishëm sa realizimi, është dhe zgjedhja e aktores në lidhje me përputhshmërinë e rolit në pamje e karakter. Si një aktore e shkëlqyer ajo pritet ta realizojë më së miri. Ndërkohë përsa i përket pamjes, mjaftojnë këto foto për të kuptuar se Margot është një Barbie e jetës reale./Blitz.al/

View this post on Instagram

⛄️Lapland⛄️

A post shared by @ margotrobbie on

View this post on Instagram

Last night was too much fun

A post shared by @ margotrobbie on

Komento
Shperndaje