Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Will Smith homoseksual?

Djali i Will Smith homoseksual?
November 10
16:01 2016

Gjërat po ndryshojnë mjaft në botën e hip/hop-it dhe po bëhen akoma më të çuditshme.

Djali i aktorit të njohur Will Smith, Jaden, është i njohur për daljet me fund dhe për deklaratat me prirje homoseksuale. Së fundmi, 18-vjeçari është përfolur se është në një lidhje romantike me reperin Lil B.

Site të ndryshme si TMZ World News apo Celebricity kanë shkruar se Jaden ka filluar të shoqërohet me reperin kur ky i fundit po përgatiste albumin e tij, G.B.P apo Gay, Black & Proud dhe pas disa takimeve dy të rinjtë kishin rënë në dashuri me njëri- tjetrin.

Pavarësisht të gjithave, Jaden ka preferuar të mos flasë për mediat, kurse Lil B ka refuzuar çdo kontakt nga mediat. /Blitz.al/

 

image28

Komento
Shperndaje