Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Trump nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë, frikësohen prindërit e shkollës ku ai studion

Djali i Trump nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë, frikësohen prindërit e shkollës ku ai studion
November 25
12:34 2016

Vendimi se familja e Trump-it do të vazhdojë të jetojë në New York edhe pas shpalljes së tij si president i SHBA-ve ka frikësuar shumë njerëz. Djali i presidentit, Barron, thuhet se nuk do të ndryshojë shkollën dhe të shkojë në Uashington pas zgjedhjeve presidenciale. Prindërit e Barron i paguajnë shkollës private rreth 45 mijë dollarë në vit.

Pas vendimit të Melanie për të qëndruar pranë të birit deri në përfundim të  vitit shkollor në “Columbia Grammar and Preparatory School”, të shumtë kanë qenë prindërit të cilët janë shqetësuar dhe frikësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, të cilët mësojnë në të njëjtën shkollë me të. Sipas thashethemeve thuhet se gjatë zgjedhjeve atyre u duhej të merrnin shkallët sa herë që Melanie zinte ashensorin, i cili rrethohej nga truproja të shumta. Prindërit u frikësohen rrëmbimeve të mundshme duke qenë se aktualisht Trump është figurë politike kryesore në botë. Trump konfirmoi të dielën se Melanie dhe djali i tij i vogël Barron nuk do t’i bashkohen atij në Shtëpinë e Bardhë  deri në përfundim të shkollës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje