Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i politikanit të njohur shqiptar i hyn botës së modelingut: “Babai më mbështet në pasionin tim”

Djali i politikanit të njohur shqiptar i hyn botës së modelingut: “Babai më mbështet në pasionin tim”
November 12
11:45 2016

Djaloshi 14-vjeçar David Prifti, djali i ish-ministrit Dritan Prifti, së fundi i është futur botës së modelingut, duke realizuar disa shërbime fotografike. Ai ka dhënë një intervistë për “Bluetooth” në mënyrë që të tregojë më tepër rreth pasioneve të tij  dhe ëndrrës për t’u bërë aktor.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë për “Bluetooth”, ku ka treguar edhe për mbështetjen që i japin prindërit e tij në lidhje me këtë zgjedhje të tij.

David Prifti, emri më i ri në modelingun tonë, apo është thjesht pasioni juaj?
-Modelingu është një pasion i imi, por ëndrra ime është që të bëhem pjesë e kinematografisë botërore.

Kur e kuptuat që keni pasion për modelingun?
-Gjithçka filloi kur shfaqa interes të dukshëm për fotografinë dhe modën.

Jeni ende i ri në moshë, nuk ju duket herët për të nisur një karrierë?
-Aspak. Madje mendoj se kjo është mosha perfekte për të nisur një karrierë të suksesshme.

Me kë keni bashkëpunuar deri tani në fotot tuaja?
-Deri tani kam bashkëpunuar me fotografë të njohur, si Endrit Mërtiri, Edvina Meta dhe Geljant Kaleci.

A keni në pritshmëritë tuaja kontrata me kompanitë e mëdha?
-Nuk e di, mbase…

E keni menduar si një karrierë të mirëfilltë modelingun?
-Jo, pasi dëshiroj që e ardhmja ime t’i përkasë fushës së aktrimit, pse jo edhe botës së spektaklit.

Davidi si një djalosh 14-vjeçar, si është jeta juaj jashtë pasionit për foton?
-Jeta ime jashtë pasionit për foton është një jetë e thjeshtë, ku primare kam mësimet dhe rrethohem nga miq shumë të mirë. I kushtoj jo pak kohë pianos (të cilën e kam filluar që në moshën 4 vjeç) dhe muzikës, si dhe mësimit të gjuhëve të huaja (komunikoj në 4 gjuhë të huaja).

Ndërkohë, të gjithë ju njohim si djalin e ish-ministrit Dritan Prifti, a e keni marrë bekimin e tij për këtë pasion?
-Po.

Po pëlqimin e mamasë suaj?
-Mamaja më dha shtytjen e parë.

Kush nga të dy prindërit ishte skeptik për këtë pasion tuajin?
-Të dy prindërit më kanë mbështetur.

Dëshiron Davidi që edhe vëllezërit apo motra e tij të merren me modeling?
-Motra e ndjek këtë rrugë si unë, ndërsa dy vëllezërit kanë synim tjetër.

dritan-prifti

david-3

david5

Komento
Shperndaje