Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i madh i çiftit Beckham nuk fshihet më, e shpreh dashurinë publikisht…

June 27
15:14 2016

Brooklyn Beckham - Instagram

Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij Chlore Grace Moretz janë çifti më i ri dhe më interesant i showbiz-it!

Ata kanë kohë që janë krah njëri tjetrit dhe gazetat kanë shkruar gjithnjë për ta. Mirë po pati një moment kur u përfol për një ndarje midis të dyve sepse nuk kishte më postime nëpër rrjete sociale nga ana e tyre. Këtë heshtje e ka thyer pikërisht Brooklyn Beckam i cili ka postuar një foto në Instagram, krah të dashurës së tij simpatike. Ai ka vendosur dorën mbi këmbët e saj dhe poshtë fotografisë ka vendosur disa simbole zemrash; gjeste këto që na lënë të kuptojmë se gjithçka shkon mirë mes tyre!

Ndjekësit e të dyve janë kënaqur teksa i shikojnë bashke vetëm se qesja me patatina që mban Brooklyn në krahun e djathë të tij, i ka bërë këta të fundit të shkruajnë disa komente me humor, ku e pyesin djalin e yjeve Victoria dhe David Beckham nëse kanë qenë ata që e kanë mësuar djalin e tyre të dalë në takim me të dashurën në park e duke ngrënë patatina.

Shumica prej tyre prej këtij detaji kanë komentuar; Bravo Brooklyn për thjeshtësinë!

Komento
Shperndaje