Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Kim Kardashian, një fëmijë i adhurueshëm

Djali i Kim Kardashian, një fëmijë i adhurueshëm
August 08
11:21 2016

Kim Kardashian e ka mbajtur larg mediave djalin e saj Saint West.

Pak më herët, vogëlushi bëri shëtitjen e parë në publik dhe iu bashkëngjit familjes në xhirimet e “Keeping Up With The Kardashians”.  Një ditë më parë, Kim postoi një video të djalit të saj 8 muajsh duke qeshur teksa e ëma e përkëdhelte dhe luante me të.  Mund të themi se Saint po kthehet në anëtarin më të pëlqyer nga Kardashian për fansat.

Kim më herët ka thënë se fansat e saj ishin shprehur shpesh që i biri ndoshta nuk ekzistonte, sepse ajo nuk postonte fotot të tij në rrjete sociale. Megjithatë, ylli i reality show ka shpjeguar se nuk ka postuar foto të të birit pasi donte që ai të dilte në park si çdo njeri normal pa pasur vëmendjen e kamerave  pas vetes gjatë gjithë kohës.

“Shumë njerëz mendonin se nuk kisha një fëmijë pasi nuk postoja foto të tij. Tani mund ta shihni, është i vërtetë dhe është pafundësisht i adhurueshëm”.

👶🏾😍👼🏾

A video posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Komento
Shperndaje