Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Gëzim Kames fyen Ema Andrean: Ish-k*rvë e Ramës. Do të bëhesh drejtoreshë me statuse Facebook-u

Djali i Gëzim Kames fyen Ema Andrean: Ish-k*rvë e Ramës. Do të bëhesh drejtoreshë me statuse Facebook-u
February 14
17:35 2018

Godina e Teatrit Kombëtar është shndërruar në një “mollë-sherri” mes qeverisë dhe artistëve të cilët janë ndarë në dy kampe. Mbrëmjen e djeshme në Top Show është zhvilluar një debat i ashpër mes artistëve dhe ministres Kumbaro. Përplasje pati edhe mes artistëve, Gëzim Kames dhe regjisorit Altin Basha.

Basha i është drejtuar Kames, si provokator ç’ka gjeti edhe mbështetjen e kandidates për drejtore në Teatrin Kombëtar aktualisht, Ema Andrea.

Gëzim Kame në një farë mënyre u shfaq hapur në krah të ministres mbi çështjen e teatrit.  Ema në një status në Facebook ka mbajtur anën e regjisorit Basha .

“ Statuset e mia janë më të fuqishme se karrigia jote që e mbron duke dalë kundër idealit! Statuset e kryeministrit bëjnë tituj portalesh, vetëm kaq! STatuset e artistëve në cfarëdo media bëjnë histori. Kujdes me ironinë drejtor arti politik. S’bëj ave askujt!”,- shkruan ndër të tjerat.

Ky shkrim i Emas ka bërë që të reagojë i biri i Gëzim Kames, Genti i cili i ka komentuar aktores me fjalë jo fortë të hijshme. Ai e ka quajtur dështake, të paaaftë dhe se ajo dëshiron të bëhet drejtore teatri me lajme Facebook.

Çeshtja e zhvendosjes së teatrit ka qenë një nga temat më të nxehta të javës që lamë pas./Blitz.al/

Shperndaje