Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali i Adele-s merr pjesë për herë të parë në performancën e saj

Djali i Adele-s merr pjesë për herë të parë në performancën e saj
March 20
23:51 2016

Adele ka dhënë një koncert të mërkurën në Londër. Gjatë performancës, ajo vuri re djalin e saj trevjeçar në publik. Kjo gjë e ka emocionuar shumë Adele këngëtaren, pasi ishte hera e parë që i biri ndiqte performancën e saj. Fansat kanë reaguar tërë emocion në rrjetet sociale, duke postuar edhe video të  koncertit.

Sipas një fansi, këngëtarja 27-vjeçare i kishte  dhënë një përshëndetje djalit të saj. Duke kënduar “Someone like you”, në një moment iu drejtuar të birit duke i thënë: “Të dua shumë”.

Adele e lindi djalin në tetor 2012. Në një intervistë ajo ka thënë se lindja e djalit i ndryshoi jetën.

Adele ka thënë se është e vështirë të jesh nënë, por djali e bën të ndihet më e re. Dikur ajo mendonte se bota rrotullohej rreth saj, por tani bota rrotullohet vetëm rreth djalit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment