Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dj Vicky – Robertit: Mos ma prek shqiponjën!

Dj Vicky – Robertit: Mos ma prek shqiponjën!
October 17
22:09 2016

Mbrëmja e sotme në spektaklin “Dance With Me” nuk ka përfunduar pa debate midis jurisë dhe kastit të personazheve.

Pas performancës së Nard Ndokës dhe Greta Koçit, Robert Aliaj, si çdo javë, ka zgjedhur të ngacmojë me batuta deputetin Ndoka. Ai i ka dhënë një bluzë të kuqe me stemën e një shqiponje të tjetërsuar për të simbolizuar kaosin në parlament. Shqiponja i ngjante më shumë simbolit nazist dhe, sipas Bertit, ishte një vepër arti. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dj Vicky-t, i cili është shprehur kundër anëtarit të jurisë duke iu drejtuar me fjalët. “Mos ma prek shqiponjën Berti! Nuk mund të tjetërsosh simbolin dhe krenarinë kombëtare”.

Aliaj është shprehur se kjo është një vepër artistike dhe ata që nuk e kuptojnë janë injorantë. Moderatorja Alketa Vejsiu ka kërkuar nga personazhet dhe juria që mos ta politizojnë emisionin, pasi ky është një spektakël ku vijnë të argëtohen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje