Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dj Vicky: “Po jetoj akoma adoleshencën!”

Dj Vicky: “Po jetoj akoma adoleshencën!”
August 27
20:18 2016

Një i ftuar tjetër në puntatët e tretë të “Thumb” ishte edhe DJ Vicky, i cili i është përgjigjur me doza të mëdha humori pyetjeve thumbuese.

Fillimisht, ai është pyetur për aventurën më të çmendur të adoleshencës, përgjigja e të cilit ishte: “Nuk e kam bërë akoma sepse po e jetoj adoleshencën. Kam kohë akoma!”.

Më pas, ai ka treguar se nuk do ta kishte fare problem të bëhej biseksual për 1 milion $ e për t’u mos mjaftuar me kaq, DJ Vicky ka treguar edhe natën më të çmendur, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse zgjim në një pyll në Kosovë.

“Thumb” ka tentuar gjithashtu të mësojë më shumë rreth anës sentimentale të DJ-it të njohur. Dhe sigurisht, ai u është përgjigjur të gjithave pa problem.

Për Vicky-n, dashuria e parë harrohet lehtësisht, kurse lodhja në shtrat vjen menjëherë pas herës së parë. Më pas, ai është pyetur për emrin e një ish të dashure, përgjigja e së cilit ishte: “Aaa këtu mos i fut hundët sepse më vret nusja”.

E nëse keni vrarë mendjen se kush është Ganiu i famshëm, i cili përmendet nga Dj në videot e Instagram-it, ai e ka një përgjigje, të thjeshtë e të shkurtër: “Ganiu është mbreti!”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje