Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dj Vicky i tregon vendin Robert Aliajt

Dj Vicky i tregon vendin Robert Aliajt
October 24
22:06 2016

Mbrëmja e sotme e “Dance With Me” është pritur me shumë kuriozitet nga të gjithë pas një debati të ndodhur të hënën e kaluar gjatë transmetimit “live”.

Një bluzë në ngjyrë të kuqe, me shqiponjën e ndërthurur me kryqin e thyer nazist në qendër të saj, e stiluar nga Robert Aliaj për deputetin Nard Ndoka, ka qenë një nga temat më të nxehta të javës që lamë pas. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë quajtur të gabuar veprimin e Aliajt.

Pas shumë situatave të krijuara nga komentet e Robertit javën e kaluar, Vicky vendosi të reagojë pas përfundimit të performancës së tij. Ai i ka kërkuar Robertit që në vend që të jetë negativ, të vlerësojë pjesëmarrësit ashtu si duhet.

“Kur filloi emisioni mendova se Roberti do luante rolin e babait për ne dhe ne do mund të mësonim diçka nga ai. Ndërkohë erdhi me një arrogancë dhe duke hedhur helm lart e poshtë që nuk e kuptova kurrë. Ti me të vërtetë je një artist në ëndrrat e tua larg Shqipërisë, ndërkohë unë jam një jurist me pasion muzikën që i bëj njerëzit në fundjavë t’i harrojnë hallet për disa orë. Të lutem, më jep pikët dhe mos u merr me vogëlsira!”- është shprehur DJ Vicky.

Si rrallëherë, Roberti është treguar pozitiv ndaj deklaratës së konkurrentit.

Ai është përgjigjur duke i  dhënë të drejtë Vicky-t teksa ka shtuar në fund se pavarësisht asaj që ndodhi javën e kaluar, e sheh atë si një djalë të mirë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje