Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

DJ Sardi: Jam me Gjermaninë, jo me Shqipërinë

June 13
12:06 2016

Me fillimin e Kampionatit Europian të Futbollit, EURO 2016, të gjithë shqiptarët janë të emocionuar pasi tani mund të bëjnë tifo dhe të mbështesin kombëtaren e tyre.

Ndërkohë që kuq e zinjtë kanë luajtur vetëm ndeshjen e parë, tifozeria jonë bëri bujë në mediat e huaja edhe pse takimi me Zvicrën u mbyll me humbje. Por duket se jo të gjithë shqiptarët janë tifozë me Shqipërinë në EURO2016. Sardi, një nga DJ më të njohurit në vend, është shprehur se ai është tifoz me Gjermaninë dhe jo me Kombëtaren. Mbrëmjen e djeshme ai  ka qenë i ftuar në një emision sportiv  në  Ora News. Pak minuta para transmetimit, moderatorja Viola Spiro ka shpërndarë në Snapchat një video ku e pyet Sardin: “Tifoz i çmendur i Gjermanisë. Kombëtarja Shqiptare apo Gjermania?”

-Gjermania –është shprehur ai. Ndoshta si ai ka dhe të tjerë, por  duhet thënë se duhet guxim për të tilla deklarata.

...

...
Picture 1 of 2

 

Komento
Shperndaje