Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divorcohet këngëtarja e njohur

October 20
13:31 2016

Martesa e Cheryl Cole dhe francezit Jean Bernand duket se ka marrë fund. Të enjten në mëngjes, në Londër, në Gjykatën Qendrore, është zhvilluar seanca e divorcit edhe pse asnjëri prej dy protagonistëve nuk mori pjesë.  Përfaqësuesi i  i Cheryl ka konfirmuar lajmin në një intervistë për “The Mirror” dhe kërkoi që të respektohet privatësia e tyre.

“Viti i kaluar ishte i tmerrshëm dhe ajo tani është një person krejt ndryshe. Më në fund mund të ecë përpara me jetën e saj. Nuk ka qenë kaq e lumtur për një kohë të gjatë”,- është shprehur përfaqësuesi.

Martesa e tyre ka zgjatur 18 muaj. Çifti ka rënë dakord për kushtet e ndarjes dhe Cheryl mendohet se do të mbajë të gjithë pasurinë e saj prej 20 milionë dollarësh./Blitz.al/

cheryl

Komento
Shperndaje