Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Divorci Jolie-Pitt, këto janë 7 zbulimet që nuk i ka ditur askush për marrëdhënien e tyre

Divorci Jolie-Pitt, këto janë 7 zbulimet që nuk i ka ditur askush për marrëdhënien e tyre
October 07
10:39 2016

Edhe pse divorci i Jolie dhe Pitt ka tronditur të gjithë botën, sërish ka disa detaje që janë zbardhur së fundmi dhe janë mjaft interesante.

  1. Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë më parë në seancë ndërmjetësimi

Përpara se të divorcoheshin, Brad Pitt është munduar të zgjidhë problemet në çift duke shkuar në seancë ndërmjetësimi. Bëhet me dije nga “People” se Pitt ka qenë mjaft i vendosur që seanca e ndërmjetësimit t’i zgjidhë mosmarrëveshjet, por nuk e ka arritur diçka të tillë.

2. Brad Pitt e ka lutur Jolie të presë pak përpara se të kërkojë divorcin

Pitt nuk i ka pëlqyer divorci i menjëhershëm dhe ka dashur që ky të jetë një vendim i menduar mirë ku të mund të përgatiteshin edhe fëmijët.

3. Brad Pitt është duke u hetuar imtësisht për përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve

Edhe pse në media thuhet shpesh se Pitt nuk po gjykohet për abuzim ndaj fëmijëve, në fakt gjykata amerikane e ka marrë shumë seriozisht investigimin e rastit të tij duke hyrë në detaje të kaluara për të gjetur sa më shumë fakte.

4. Djali i tyre, Maddox, është fëmija më i përfshirë në divorc

Duke qenë se shkak për ndarjen e tyre u duk se u bë një konflikt midis Pitt dhe Maddox, ky i fundit ka qenë edhe më i përfshirë para dhe pas divorcit në çështjen e ndarjes së prindërve.

5. Angelina dhe Brad kishin mënyra të ndryshme prindërimi

Edhe pse u tha se Pitt ka abuzuar me fëmijët ndaj dhe marrëdhënia e aktorëve kishte shkuar drejt fundit, në fakt ata kanë pasur probleme edhe më herët pasi mënyra e tyre e prindërimit ka qenë shumë e ndryshme. Pitt ka qenë mjaft i rreptë ndërsa Jolie shumë tolerante.

6. Në 2016-n, ata kanë ndenjur pothuajse të gjithë vitin të ndarë

Ky ka qenë një vit kur Jolie dhe Pitt kanë ndenjur tërë kohës të ndarë, duke jetuar në vende të ndryshme dhe ndarja ishte e pritshme.

7. Fëmijët do të qëndrojnë me Jolie

Është bërë e ditur gjithashtu se pas divorcit fëmijët do të qëndrojnë në një shtëpi me Jolie dhe Pitt do të ketë vetëm të drejtën për t’i takuar ata me lejen e Jolie.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje