Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditët e vështira të këngëtares së famshme: “Kam tentuar vetvrasjen!”

June 13
10:55 2018

Jeta në Hollywood nuk është edhe aq e lehtë dhe e bukur sa ç’mund të imagjinojmë… e këtë na e tregojnë mjaft mirë historitë e trishta të aktorëve apo këngëtareve.

Ka qenë Lady Gaga ajo e cila së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të hidhur, kur tentoi të kryente vetvrasje.

“Për këto katër vitet e fundit kam pasur disa ide për vetvrasje dhe mendime të vazhdueshme për këtë gjë. Në fillim mendoja se isha thjesht një njeri i keq dhe i vetëm, megjithatë në momentin që i tregova familjes dhe miqve të mi gjeta menjëherë mbështetje”, – është shprehur Gaga.

Më pas ajo ka vazhduar:

“Më vonë fillova të takoja persona që kishin të njëjtin problem si unë. Unë e di se jam me shumë fat që kam gjetur mbështetje, por të gjithë mund të të ndihmojnë nëse ke kurajën të tregohesh i ndershëm me veten dhe të tjerët”.

Epo, e mira është që Gaga e ka kaluar këtë fazë dhe tashmë i është futur punës për të na sjellë muzikë të mirë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje