Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditëlindja super luksoze e Klaudia Pepas…

Ditëlindja super luksoze e Klaudia Pepas…
October 26
13:16 2017

Sot balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa feston ditëlindjen e saj të 25-të. Të gjitha ditëlindjet janë të veçanta por përvjetoret janë gjithnjë një arsye më shumë për festa përrallore. Ditëlindja e Klaudias në fakt nuk përmban magji brenda por luks.

Në një foto të publikuar pak minuta më parë në Instagram-in e saj, balerina na ka treguar se si është zgjuar si 25-vjeçare sot në mëngjes.

E rrethuar nga dhurata të markave nga më të shtrenjta si Dior, Chanel, Chantal Thomass e shumë të tjerë, Klaudia duket më e bukur se kurrë teksa në duar mban tullumbace me numrin 25.

Kludia ende nuk e  ka zbuluar se kush ia ka bërë gjithë këto dhurata. Ne i urojëm balerinës së njohur të bëhet edhe 100 vjeç!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje