Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditëlindja e së ëmës, Emina Cunmulaj: S’kalon një çast pa më marrë malli për ty

Ditëlindja e së ëmës, Emina Cunmulaj: S’kalon një çast pa më marrë malli për ty
July 08
12:51 2016

Modelja Emina Cunmulaj e shfaq herë pas here mallin për të ëmën që nuk jeton më prej disa vitesh. Ajo flet vazhdimisht për mungesën e nënës së ndjerë dhe dashurinë për të. Së fundmi, ajo ka postuar në “Instagram” një foto të së ëmës, në ditën e saj të lindjes.

Mes mallit dhe dhimbjes, ajo shprehet se mendon çdo çast për të ëmën, për të cilën është e sigurt se e mbron nga lart.

“Gëzuar ditëlindjen mami. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar për ty, asnjë minutë nuk kalon pa ta ndjerë tmerrësisht mungesën. Unë e di se je në një vend më të mirë, e di se je duke na parë e duke u kujdesur për ne, por duhet të them se mendoj që s’është e drejtë dhe unë kurrë nuk do e pranoj që ke shkuar. E di se duhet të mësojmë të jemi të fortë pasi asgjë nuk zgjat përgjithmonë sepse ne jemi thjesht vizitorë në këtë botë ndaj duhet të mësojmë t’i gëzohemi çdo momenti.”, shkruan modelja shqiptare bashkangjitur fotos të së ëmës.

emina