Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditëlindja e Dua Lipës : Tortë dhe shampanjë për mëngjes, po të lutem!

Ditëlindja e Dua Lipës : Tortë dhe shampanjë për mëngjes, po të lutem!
August 22
11:11 2016

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa feston sot ditën e saj të lindjes.  Dua e ka pritur ditëlindjen e saj të 21-të në Venecia, Itali.  Në një postim në llogarinë e Instagramit, këngëtarja duket se e ka nisur ditën shumë mirë, ku sapo është zgjuar e surprizuar nga një tortë çokollate dhe një gotë shampanjë.
“Tortë dhe shampanjë për mëngjes, po të lutem”- shkruan Dua.

Fansa të shumtë e kanë uruar këngëtaren e cila pak ditë më parë ka performuar në Tiranë dhe Prishtinë përballë publikut shqiptar./Blitz.al/

Cake and Champagne for breakfast yes please! 🍰✨🍾🌹

A video posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Shperndaje