Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditë të bardha për Stanaj! Reperi ynë i preferuar sapo e “shënjestroi” si yllin e ardhshëm

Ditë të bardha për Stanaj! Reperi ynë i preferuar sapo e “shënjestroi” si yllin e ardhshëm
August 04
08:48 2017

Këngëtari me origjinë shqiptare, Stanaj, nuk po di të ndalet. Fillimisht ai u bë i preferuari i të gjithë adhuruesve të muzikës së lehtë, sidomos me “cover”-at që u bënte këngëve të yjeve të tjerë, që sigurisht ishin më të suksesshëm se ai ndërkohë që sot janë pikërisht këta yje të cilët i japin oferta këngëtarit shqiptar për bashkëpunime.

Kjo po që është arritje!

Vetëm pak më parë, vetë Stanaj ka publikuar në Instagram dy foto krah reperit më “in” të momentit, Ty Dolla Sign, dhe ka shkruar:

“Nuk e keni idenë se çfarë është në horizont”. Ai nuk ka zbuluar shumë, por sërish na ka lënë të kuptojmë se diçka e madhe po vjen. Ne mezi po presim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje