Blitz

 Breaking News

Ditë e trishtë në familjen e Rita Orës, humbet njeriun e shtrenjtë të familjes

Ditë e trishtë në familjen e Rita Orës, humbet njeriun e shtrenjtë të familjes
June 11
11:29 2020

Mëngjesin e sotëm këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka humbur njeriun e saj të dashur.

Gjyshja e saj është ndarrë nga jeta për shkaqe të cilat akoma nuk janë bërë të ditura. Sipas “Telegraf” bëhet e ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.

Ende nuk dihet nëse Rita do të marrë pjesë në lamtumirën për në banesën e fundit të gjyshes së saj kjo sepse për shkak të pandemisë lëvizjet ende nuk janë të hapura.

Ora ende nuk ka reaguar publikisht për këtë lajm të trishtë. Edhe pse ajo dhe gjyshja nuk ishin pranë fizikisht këngëtarja ka treguar shpesh se kishin mes tyre një raport shumë të mirë.

 

 

Share