Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ditë e rëndësishme për familjen e Leonora Jakupit, ja vlerësimi që mori babai saj hero

Ditë e rëndësishme për familjen e Leonora Jakupit, ja vlerësimi që mori babai saj hero
September 23
15:43 2018

Ditët e fundit kanë qenë vërtetë të rëndësishme për familjen e Leonora Jakupit. Ashtu sic kishte lajmëruar vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram në datën 21 shtator do të bëhej rivarrimi I Dëshmorëve të Kombit Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, ky i fundit babai hero i artsites.

Me anë të disa postimeve të tjera në rrjetin social, Leonora ka shpërndarë foto të momenteve të kësaj ceremonie ku vihet re pjesmarrja e personaliteteve më të rëndësishëm të shtetit të Kosovës. Që nga kryeministri Haradinaj e deri tek funksionarët më të lartë të ushtrisë, familjarë, pjestarë të UÇK, apo dhe qytetarë të thjeshtë. Këngëtarja këtë moment e ka përshkruar si “kthimin e të atit të saj hero në Kosovë”. Por ky rikthim emocional nuk ishte e vetmja ceremoni e mbajtur në nder të dëshmorëve të luftës së Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

Mire se erdhe ne Kosove Heroi im! Ti do te mbetesh mburrja jone! #babi #lavdi

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) on

Nën prezencën e presidentit Thaçi dhe familjarëve të tij, Qazim Jakupi mori dhe urdhërin “Hero I Kosovës” dhe për Leonorën “ky ishte një moment që dëshmon se rruga për LIRI nuk ishte asapk e lehtë dhe se vetëm ata që kanë sakrifkuar dje për LIRI dinë të nderojnë e vlerësojnë dëshmorët e Kombit!”. Ajo gjithashtu tha se tani që është Hero I Kosovës babi i saj përjetësisht do të pushojë i qetë në dheun e Kosovës.

Kujtojmë se kënga më e njohur e artistes është “A vritet pafajsia”, një tribut muzikor për babanë e saj hero dhe mbi të gjitha për luftën e Kosovës. /Blitz.al/

Share