Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dita e Pavarësisë – këngëtarët patriotë që i kënduan vendit të tyre

Dita e Pavarësisë – këngëtarët patriotë që i kënduan vendit të tyre
November 28
18:15 2016

28 Nëntori ose Dita e Pavarësisë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Është pikërisht një nga ato ditë kur të gjithë ndiejnë se në venat e tyre rrjedh gjaku “kuq e zi” e në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë të transmetojnë ndjenjat e patriotizmit.

Disa e shprehin krenarinë nëpërmjet statuseve, fotove apo këngëve të ndryshme. Gjithsesi çdo postim transmeton mesazhin: “Jam krenar që jam shqiptar”!

Ndalemi pak te këngët…

Mund të themi se dikur kjo ditë simbolizohej nga “Himni i flamurit”, por tashmë është kthyer në traditë që këngëtarët publikojnë çdo vit klipe të reja para festave.

Ndër vite shumë këngëtarë të njohur i kanë kënduar Ditës së Pavarësisë, veçanërisht flamurit. Madje disa prej këtyre këngëve, si “Ne kemi një vend”, “Kuq e zi” apo “Xhamadani” janë kthyer në hite.

Historia vazhdon…

Edhe këtë vit, si çdo vit më parë, disa këngëtarë të tjerë kanë publikuar këngë pak ditë përpara 28 Nëntorit. Dikush i këndon flamurit, dikush Shqipërisë etnike, dikush Shotës e si përfundim një tjetër rezulton se është preshevar. Të përbashkëtat e të gjitha këtyre videoklipeve janë simbolet kombëtare.

Si përfundim, çdo vit së bashku me festat e nëntorit vijnë këngë të reja dedikuar Shqipërisë./Blitz.al/

Lindita Gjoka dhe Kita Caraoshi – Sot valëvitet Shqipja jonë

Mentor Gashi- Jam shqiptar

Kristina Marku – Shqipëri etnike

Gold AG- E kam emrin preshevar

Blunt & Real- Shota

Komento
Shperndaje