Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Direkt e nga Coachella: Anxhelina na mëson si duhet ta hamë picën që të dobësohemi!

Direkt e nga Coachella: Anxhelina na mëson si duhet ta hamë picën që të dobësohemi!
April 15
21:36 2018

Atëherë le të jemi të qartë: Me trupin super seksi që ka Anxhelina, çdo rekomandim që jep për ushqimin, vlen të shënohet për tu mbajtur mend e për tu praktikuar.

Modelja është për momentin duke marrë pjesë në eventin me “të çmendur” në SHBA, Coachella 2018, ku për disa ditë vetëm festohet rrugëve ku janë të pranishëm këngëtarët dhe Dj-të më të mirë të momentit. Në kësi organizimesh, ushqimet e shpejta janë padyshim zgjedhja e parë për pjesëmarrësit por Anxhelina nuk ia ka lejuar vetes të shtojë ndonjë gram.

Ajo ka porositur një picë e cila përdoret për dietë. Po, mirë e dëgjuat, për dietë. Kjo picë nuk bëhet me bazë brumi por me lulelakër. Ingredientët sipër më pas i zgjidhni sipas dëshirës. /Blitz.al/

Shperndaje