Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diplomohet Tayna! Përtej muzikës, ja cili është profesioni i vërtetë i reperes

Diplomohet Tayna! Përtej muzikës, ja cili është profesioni i vërtetë i reperes
June 17
20:39 2019

Tayna ka tashmë zyrtarisht një profesion!

Reperja ka publikuar pak minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe diplomën në dorë.

“Momente lumturie dhe krenarie”- shkruan Tayna në mbishkrimin që shoqëron foton  e postuar.

22-vjeçarja e cila u bë e njohur vitin e kaluar si repere, duke u shëndërruar në një fenomen, në një intervistë për “Express”  para disa kohësh u shpreh se kishte vendosur që pavarësisht të gjithave, të mos hiqte dorë nga shkollimi:

“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pasë një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën.”

Ah, profesioni i ri i Taynas?

Shkenca kompjuterike!

Reperja sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për këtë degë, ndërkohë që paralelisht me studimet ka qenë shumë aktive edhe me projekte muzikore.

/Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

Proud and happy moments👩🏻‍🎓 #cse

A post shared by Tayna (@tayna) on

Komento
Shperndaje