Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diplo dhe DJ Snake: “David Guetta na kopjoi këngën”

Diplo dhe DJ Snake: “David Guetta na kopjoi këngën”
May 16
21:45 2016

Plagjiatura në muzikë nuk është diçka e panjohur në industrinë muzikore, si në atë amerikane, edhe në atë botërore. Nëse zakonisht janë mediat ato që “hedhin” gurin për artistët që kanë vjedhur punën e të tjerëve, këtë herë e kanë bërë vetë muzikantët.
Dy DJ të famshëm, Diplo dhe Snake, kanë akuzuar me anë të disa postimeve në Twitter, David Guetta-n për plagjiaturë.
Sipas tyre, kënga zyrtare e Guetta-s për Kampionatin Europian të Futbollit, “This One’s For You”, është një kopje e shëmtuar e bashkëpunimit më të fundit të dy DJ-ve, të titulluar “Lean On”.
Më poshtë keni të dyja këngët dhe është në dorën tuaj për të gjykuar nëse Diplo dhe Snake kanë të drejtë apo është thjesht një truk për të tërhequr vëmendje.
Guetta akoma nuk ka reaguar lidhur me akuzat e DJ-ve dhe akoma nuk dihet nëse ata do ta dërgojnë çështjen në gjykatë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje