Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dilema: Me kë është e lidhur Kylie Jenner, Tyga-n apo PARTYNEXTDOOR?

June 25
11:17 2016

tyga në instagram

Kylie Jenner dhe Tyga janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit?

Këtë nuk mund ta themi me siguri…

Para dy ditësh, reperi i njohur kanadez, i cili njihet si PARTYNEXTDOOR, lançoi klipin e ri me titull “Come and see me” dhe pjesë e tij ishte edhe Kylie Jenner. Aludime të shumta thonë se reperi dhe modelja janë duke dalë bashkë prej pak kohësh. Jenner shfaqet tejet sensuale dhe nuk ka harruar t’i bëjë reklamë vetes, duke promovuar linjën e saj të buzëkuqeve edhe gjatë klipit. Edhe skenat romantike nuk kishin si të mungonin, çfarë na çon të mendojmë se me të vërtetë mes tyre ekziston diçka.

Derti këtu mund të themi se gjithçka është në rregull, por duket se marrëdhënia me Tyga-n nuk mund të quhet e mbyllur. Pas pushimeve në Xhamajka, Tyga ka postuar dhe më pas ka fshirë një foto të Kylie-t të ulur në krevat me nënshkrimin “Ato gjithmonë kthehen”. Më vonë, si për të konfirmuar faktin se fotoja nuk është shumë e largët në kohë, modelja postoi në faqen e saj të Instagram-it një foto të vetes me po të njëjtin fustan dhe në të njëjtin shtrat. Kjo tingëllon shumë misterioze.

Burimet pohojnë se çifti është rikthyer, por në një mënyrë tjetër, larg angazhimeve. Tyga me sa duket do të kthehet me Kylie-n pavarësisht gjithçkaje. Por një tjetër i brendshëm ka rrëfyer për revistën E! se modelja gjithashtu është duke dalë me PARTYNEXTDOOR dhe duken super të tërhequr me njëri-tjetrin. Me kë realisht është e lidhur Kylie, Tyga-n apo PARTYNEXTDOOR?

Komento
Shperndaje