Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dilema e Kesha-s: karriera apo e vërteta?

Dilema e Kesha-s: karriera apo e vërteta?
April 04
20:29 2016

Këngëtarja e mirënjohur, Kesha, ka bërë të ditur ditën e sotme se liria e karrierës së saj i është ofruar nga kompania më e madhe muzikore Sony, në këmbim të përgënjeshtrimit të akuzave të saj.
Sipas saj, nëse ajo do të kërkonte falje publikisht dhe do të deklaronte se kishte gënjyer dhe se Dr.Luke nuk e ka përdhunuar ajo do të ishte e lirë nga kontrata e nënshkruar me Dr. Luke.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram ku  ka shkruar: “Pra, m’u ofrua liria nëse do të gënjeja. Do të më duhej të kërkoja falje publikisht dhe do të thosha se kurrë nuk jam përdhunuar. Kjo është ajo që ndodh prapa dyerve. Unë nuk do ta tërheq kurrë të vërtetën. Më mirë të shkatërroj karrierën time sesa të gënjej për një përbindësh edhe njëherë”.

Kesha humbi padinë e saj kundrejt Sony dhe Dr. Luke, çka e detyron këngëtaren të punojë me Dr. Luke, i akuzuar si përdhunues i artistes.
Humbja e padisë nxiti reagime nga fansat, si dhe nga adele, Taylor Swift etj.

Etiketimet
Shperndaje