Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dikush të ndalë Dua Lipën: Sapo mposhti Jay Z, Rihanna-n dhe Taylor Swift e nuk po bëjmë shaka!

Dikush të ndalë Dua Lipën: Sapo mposhti Jay Z, Rihanna-n dhe Taylor Swift e nuk po bëjmë shaka!
December 16
10:20 2017

 

Që Dua Lipa po na habit të gjithëve me suksesin e saj, qoftë në klasfikime, qoftë me shitje, qoftë me impakt, kjo është pak por e sigurt. Ama, tashmë dikush duhet t’i thotë asaj që të “frenojë” sepse nuk po ndjekim dot më!

Billboard, revista prestigjoze dhe kalkulatori më i madh i shitjeve në SHBA dhe në botë, ka publikuar listën e 100 këngëve më të mira të vitit 2017 bazuar në shitje dhe në shpërndarjen që këëngët kanë pasur gjatë 12 muajve të vitit.

Ajo që ne na kap syri është pozicioni i “New Rules” të Duas: As më pak e as më shumë se vendi i 22-të!

Do të thoni ju çfarë ka këtur për t’u habitur?

Të renditesh në Top20 ndër 100 produksionet më të mira në të gjithë globin nuk është pak, por Dua ka lënë pas Lady Gaga-n, e cila renditet në vendin e 100-të, Taylor Swift që renditet në vendin e 23-të, Jay Z në të 24-tin, “DNA”-n e Kendrick Lamar në vendin e 31-të, Rihanna-n dhe “Wild Thoughts” në vendin e 37-të, “Shape of You” të Ed në vendin e 41-të, P!nk dhe “Beautiful Trama” në vend të 47-të, Maluman me “Felices Los 4” e të tjerë.

“Ndryshe disa artistë që kanë zërin, por jo prezencën apo fuqinë e një ylli për në listën e të parëve, pyetja që na munduar për Duan ka qenë se kur do ta shohim këngëtaren britanike në 40 më të fuqishmit e globit”, – shkruan Billboard.

Epo, urime Dua! /Blitz.al/

Shperndaje